Partizani- Vllaznia eshte sfida qe pritet me shume interes nga ana e te dy tifozerive te cilat shpresojne te shohin nje ndeshje te bukur dhe kuptohet, ne pritje te nje rezultati pozitiv per ekipet e tyre.
Shkodranet pritet te udhetojne te shumte drejt kryeqytetit ne mbeshtetje te Vllaznise, ashtu siç bene edhe para pak javesh per ndeshjen me Tiranen.
Por nderkohe, per ta ka ardhur nje lajm i mire ne kete pragndeshje. Biletat e saj ato nuk do te kene mundesi t’i blejne ne Tirane, por ne Shkoder. Kjo sepse kompania qe shet biletat ka vendosur te hape edhe sportelin prane stadiumit “Loro Boriçi”.
Keshtu, mesohet se sporteli per tifozet shkodrane do te jete i hapur sot ne ora 17.00 -19.30 dhe neser nga ora 9.00-13.00./SHKODRA-SPORT.COM/