Portugezi u vu në shënjestër shumë shpejt pasi kishte fituar Champions League në 2004. Me Reds të cilët po luftonin të zinin një vend në fund të 2003/04, klubi vendosi të kërkonte kandidatë të cilët mund të zëvëndësonin trajnerin Gerard Houllier- edhe pse francezi i kishte çuar Reds deri në kulaifikimet e Champions League. Megjithatë vendimi për ta zëvëndësuar ishte marrë dhe emri i Murinhos ishte thuajse i pari në listë.

Sipas librit të gazetarit francez, i titulluar: “Historia e një njeriu të veçantë; nga origjina deri në lavdi”, dhe ish këshilltari i presidentit të tanishëm të Tottenham ka treguar se si shkuan bisedimet me Reds.

“Mourinho duhet të kishte shkuar tek Liverpool. Rick Parry ishte përgjegjës dhe ne kishim një marrëveshje”, tha Baidek. “Na u kërkua të prisnim 15 ditë ngaqë Houllier ishte akoma trajneri i Reds.” Si përfundim Liverpool vendosi të merrte trajnerin e Valencias Rafael Benitez, me Mourinho që shkoi drejt një ofertë më fitimprurëse nga Chelsea.

“Gerard Houllier kishte humbur punën dhe Rick Parry kishte intervistuar Rafa Benitez,”- tha ish mbrojtësi i Reds, Jamie Carragher. “Ai po informonte drejtuesit se deri ku kishim arritur dhe e përmendi Hose Murinhon. Dija pak më shumë për Rafa Benitez prej ligës spanjolle dhe dukej sikur Rafa kishte më shumë të ngjarë të ndodhte”. /Newsport/