Ruben Abba da Costa Silva është lojtari më i ri i Kastriotit. Portugezi ka bindur trajnerin Ramadan Ndreu, i cili ka dhënë miratimin për ta pasur në skuadër për sezonin e ri futbollistik.

Siç raporton shtypi i shkruar, lojtari do të jetë i krutanëve teksa dje ka hedhur të “zezën mbi të bardhë”.

25-vjeçari luan si mesfushor qendre ose nga krahët, por shpesh dhe bën dhe sulmuesin. Një futbollist “xhol” që do t’i shërbejë shumë krutanëve në sezonin e ri futbollistik.

Ai ka luajtur në kategori inferiore në Angli, Kroaci, Uells dhe Spanjë.

Në këtë “vorbull” merkatoje, klubi i Kastriotit ka nisur punën intensive për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.