Tirana do të luajë ditën e shtunë ndeshjen e parë për këtë vit 2022 ndaj Vllaznisë. Takimi i vlefshëm për javën e 16-të të Superligës do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45.

Bardheblutë prej ditësh kanë nisur përgatitjet për këtë ndeshje, ndërsa më fund grupi i lojtarëve është i plot dhe pa dëmtime, përveç Ngoo që pritet të operohet në gju.

Trajneri Orges Shehi duket se ka vendosur se cili do të luajë në majën e sulmit në vend të Ngoo. Tekniku i Tiranës do t’i besojë mesfushorit Ëngjëll Hoti që do të luajë së bashku me Xhixhën dhe Seferin ndaj Vllaznisë, ndërsa në mesfushë rikthehet Najdovksi që do të jetë përkrah Limajt dhe Totres.

Mbrojtja do të ngelet e pa ndryshuar me Toshevskin, Behirtachen, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin, kurse në portë i zakonshmi Visar Bekaj.

Afrimi i fundit i merkatos, Devid Da Silva edhe pse është në gjendje të mirë fizike pritet që këtë ndeshje ta nisë nga stoli në mënyrë që të ambientohet më shumë me pjesën tjetër të skuadrës./newsport/