Nga Klodian ZHIVANI

Diten e shtune, ne teatrin “Migjeni”, presidenti nderoi me titullin “Mjeshter I Madh”, 19 mjeshtra te medhenj dhe futbollistin e niveleve boterore, Sabah Bizin. Shume u kenaqen e shume te tjere kishin rezerva!

Shkodra eshte qyteti qe perhere do te kete pakenaqesi ne kete drejtim, pasi veshtire te kete familje shkodrane, qe nuk ka nje “Mjeshter te Madh”. Kryetarja Ademi premtoi se nderimi I figurave te sportit do te vijoje dhe ne, po e besojme.

Mes ketyre emrave besoj dhe shpresoj se duhet te jete edhe nje njeri qe jeten i’a ka dedikuar sportit. Bashkia e Shkodres e ajo e Vau – Dejes I kane shume borxhe.

“Mjeshter I Madh” duhet te jete edhe Anton Shkoza !

Po rreshtoj disa nga arsyet:
Njeriu qe solli per here te pare nga Japonia e larget ne Shqiperi,sportin e trupit e te mendjes, xhudon. I pamposhtur ne tapet, duke fituar dhjetra medalje ne Ballkaniada e Lojra Mesdhetare por edhe fitues I “Rripit te Zi”.

Medalist ne kampionatin boteror te xhudos per Policine ne Kuvait. Ne 1999 kandidat per Lojrat Olimpike te Sidney 2000 por fati I keq dhe u demtua. Qe prej asaj dite e deri me sot, tetraplegjik por kjo nuk e ndali, perkundrazi I dha force.

Prej 20 vitesh, president I akademise “Albania Judo Kodokan” dhe trajner I qindra femijeve te Shkodres dhe Vau – Dejesit, te cilet, prej vitesh, jane kampion kombetar absolut dhe fitues te vendeve te para ne Ballkan e Europe.

Anton Shkoza do te ishte “Majlinda Kelmendi” e Shqiperise nese do te ishte edhe sot ne tapet. Anton Shkoza meriton te jete “Mjeshter I Madh” sepse ne shpirt eshte I madh! Fale tij, te rinjte e nje qyteze te vogel si Vau – Dejsi por dhjetra te tjere edhe nga Shkodra, merren me sport dhe shume prej tyre jane larguar nga kafenete, alkooli etj etj.

Anton Shkoza meriton te jete “Mjeshter I Madh” sepse gjate gjithe ketyre viteve eshte mashtruar nga pushtetet vendore e politika dhe I vetem, ashtu ne karrocen e invalidit, ka ndertuar palestren e re, ka organizuar turne nderkombetar ne Shkoder dhe nga xhepi I tij dhe 2-3 miqve te sportit, financon pjesmarrjen e xhudisteve ne turnete Europian e Olimpiada.

Nese nuk jane sportdashes, atehere keshillat Bashkiak te Shkodres dhe Vau – Dejsit, emrin e Anton Shkozes per “Mjeshter te Madh” duhet ta dergojne ne Presidence, te pakten per te “shlyer” ato mekatet e ketyre viteve.

Anton Shkoza meriton te jete “Mjeshter I Madh” jo vetem sepse I kushtoi gjithe jeten sportit por edhe sepse eshte nje figure shumedimensionale.

Ne vitin 1990, ishte nje nder personazhet qe luajti rol kryesor ne hapjen e kishes katolike, mbajtjen e meshes se pare pas renies se komunizmit dhe nje nga personat qe shoqeroi kudo, Dom Simon Jubanin. Me 15 Nentor te atij viti, kontribuoi ne hapjen e Xhamise se Plumbit dhe ne 13 Dhjetor, u shpall ne kerkim pasi ishte pjese e grupit qe rrezoi bustin e Enver Hoxhes para Ish Komitetit Ekzekutiv te Rrethit.

Ne 1997 u plagos pasi ishte pjestar I Forcave te Nderhyrjes se Shpejte dhe deri ne momentin qe pesoi demtim ne kolonen vertebrore, ishte anetar por edhe instruktor I Forcave Speciale ne Shkoder e Tirane.

Anton Shkoza eshte edhe perkthyes e shkrimtar. ”Mësoj Judo”, “Judo Kata”; “Rregullat e Judos”; “Kualifikimi në Kyu e Dan”; “Tabela Teknike” qe I sherbejne edhe sot policise dhe ushtrise shqiptare, jane librat qe mbajne emrin e tij.

Per kontributin e tij ne sport eshte nderuar me “Mirenjohje te vecante” nga Federata Boterore e Judo-s si dhe me vleresim teknik nga Federatat e Judo-s ne Itali,Greqi, Serbi, Turqi, France, Kroaci, Bosnje dhe SHBA.
Shkodra ka shume “Mjeshtra te Medhenj” dhe mes tyre eshte padyshim edhe Anton Shkoza !

Ai i ka dhene shume sportit shqiptar, Shqiperise, Shkodres dhe Vau Dejsit por cfare mori si shperblim?