Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë mungesë e konfirmuar dhe një rikthim te Vllaznia para sfidës me...

Një mungesë e konfirmuar dhe një rikthim te Vllaznia para sfidës me Dinamon

Vllaznia dhe Dinamo do përballen në javën e pestë të Superligës në 17 tetor. Për shkak se elita e Shqipërisë është në pauzë prej Kombëtares, klubet kanë kohë në dispozicion për të rikuperuar forcat.

Te shkodranët një mungesë është e sigurt. Mevlan Adili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit me Skënderbeun, duke munguar një javë për Brdariç.

Në Shkodër po punojnë për rikuperimin e Darko Bulatovic. Malazezi ka një dëmtim në këmbën e djathtë, teksa ka disa javë që nuk është gati për stafin teknik.

Kuqeblutë presin rikuperimin e mbrojtësit, duke besuar te cilësitë që ai tregoi në ndeshjet Evropiane. Një tjetër çështje te Vllaznia është edhe gjetja e stadiumit për përballjen me Dinamon, pasi dihet se për shkak të mbjelljes së fushës, “Loro Boriçi” ende nuk është gati./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments