HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë nga ekipet më në formë, Vllaznia me 'mision' të vështirë të...

Një nga ekipet më në formë, Vllaznia me ‘mision’ të vështirë të dielën

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia po kalon momentin më të mirë në kampionat dhe pavarësisht barazimit me Partizanin, në shifrat 1-1, që nuk e zbeh formën e shkëlqyer të shkodranëve. Kuqeblutë dalëngadalë po “blindojnë” katërshen e parë të kampionatit. Pozicion që të lejon të luash shanset për titullin kampion deri në javën e fundit të kampionatit.

Por ndeshjet sa vijnë e vështirësohen dhe një e tillë është në këtë fundjavë. Në kuadër të javës së 22-të të Superiores, Vllaznia udhëton drejt Laçit. Një transfertë që historikisht ka qenë e vështirë për gjithë ekipet. Po ashtu edhe forma shumë e mirë që po kalon ekipi i Joses në këto javë. Bardhezinjtë kanë grumbulluar 9 pikë në 5 javët e fundit të Superiores.

Më mirë se kurbinasit ka bërë vetëm Vllaznia me 13 pikë dhe Egnatia me 12 pikë të grumbulluara. Duke treguar se edhe Laçi e ka kaluar momentin e vështirë dhe është larguar nga fundi i tabelës së klasifikimit. Një ndeshje mjaft e fortë kjo për kuqeblutë, që në fazën e parë u mposhtën me shifrat 2-1 në këtë duel.

Statistikat tregojnë se me 14 pikë të grumbulluara jashtë fushe, Vllaznia është ekipi i katërt që ka fituar më shumë pikë në transferta. E ndërsa në shtëpi Laçi po ashtu ka fituar 14 pikë këtë sezon, duke treguar kështu një duel goxha të balancuar dhe që patjetër do prodhojë një lufte sportive ditën e dielë në orën 13:30.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments