Spektakël me nëntë gola në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia ka arritur të fitojë 6-3 përballë Dinamos, një sfidë që ka mbyllur dhe javën e pestë të Abissnet Superiore.

Në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH edhe kësaj radhe nuk ka munguar analiza e Shkëlqim Muçës me gjithçka që ka ndodhur në këtë ndeshje te fundit te kesaj jave te peste te kampionatit.

9 gola në “Loro Boriçi” – “Kur ka shumë gola, ka edhe emocione. Dinamo nuk është akoma një skuadër kompakte. Në aspektin mbrojtës nuk ka agresivitet, kur humbasin topin nuk vijnë të gjithë lojtarët në pozicionet e tyre.

Duhet akoma shumë punë. Kjo ndeshje nuk ishte e organizuar mirë nga Dinamo, duhet ta kishte studiuar më mirë kundërshtarin, duhet të luante më e mbyllur. Katër mbrojtësat luanin sikur nuk ishin të një skuadre. Mendoj se është problem organizimi, jo se nuk ka lojtarë”.