Ditën e sotme, Nedim Bajrami është pajisur me pasaportë shqiptare. Mesfushori i Empolit do të jetë një nga risitë e trajnerit Reja për 3 ndeshjet e muajit mars e tashmë 22-vjeçari do të jetë gati për të bërë debutimin e tij pasi ka marrë edhe shtetësinë shqiptare që është dekretuar nga Presidenti Meta.

Por, jo vetëm Bajrami, sot presidenti Meta I ka dhënë shtetësinë shqiptare edhe një tjetër futbollisti. Bëhet fjalë për Adrion Pajaziti, mesfushori 18-vjeçar që është pjesë e moshave të Fulham në Angli.

Pajaziti është pajisur gjithashtu me pasaportë shqiptare dhe do të jetë gati për të luajtur me Shqipërinë.18-vjeçari mund të jetë një nga afrimet e Kombëtares U-21 pasi në të kaluarën ka luajtur me U-19 kuqezi.

Mbetet për t’u parë se në cilën listë do të jetë talenti shqiptar që është pjesë e një klubi të madh në Angli si Fulham./newsport/