Tifozëria e Vllaznisë ka blerë më shumë bileta deri tani, për ndeshjet gjysmëfinale të “Final 4”. Kështu shkodranët kanë lënë pas Partizanin, Egnatian dhe Skënderbeun.
Kujtojmë se të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” prej orës 20:00. Fillimisht do të jetë gjysmëfinalja e parë, më 17 maj mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Më pas, të dielën përballen Egnatia dhe Vllaznia. Në rast barazimi, Egnatia dhe Partizani kalojnë në finalen e madhe pasi janë favoritë si vend i parë dhe dytë nga kampionati i rregullt.
Tifozët shkodranë janë shfaqur shume entuziast ne kete pragndeshje per ta mbeshtetur ashtu si duhet skuadren e tyre te zemres dhe per kete arsye, nisur edhe nga numri i biletave qe kane blere deri tani, ata pritet te jene te shumte ne “Air Albani” mbremjen e se dieles ne sfiden ndaj Egnatias.