Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu janë katër skuadrat që do të luftojnë pë trofeun e Superiores. Rrogozhinasit sfidojnë shkodranët në gjysmëfinalen e “Final Four”, ndërsa me interes të madh pritet edhe takimi mes të kuqve dhe korçarëve. Zhgënjen Tirana, me bardheblutë që kanë mbetur përfundimisht jashtë top-4.


Mema, gënjejnë shifrat në futboll? Ishin këto 4 ekipet më të mira?

Nga ato që paraqitën, në fakt u tregua se këto ishin më të mirat. Unë mendoj se katër skuadrat më të mira ishin këto. Në fund fare merren pikët e ndeshjet, edhe pse dikush mund të ketë gabuar.


Luhet në kryeqytet, por Tirana e Dinamo mbetën jashtë. E prisje Mema, edhe Gaz Demi e dëshironte Tiranën në “final-four”…

Edhe Gazi i di vlerat e Tiranës. Nëse do kalonte, do e zbukuronte edhe më tepër. Pikët janë ato që të rëndojnë, mos harroni ndeshjen me Korccën që ka humbur Tirana 4-3. Them se këto rezultate e kanë penalizuar për të qenë Skënderbeu dhe jo Tirana.


Është Tirana zhgënjimi më i madh i këtij edicioni, sa do të ndikoj ky fakt në të ardhmen?

Unë shpresoj që jo, sa më shpejt t’i zgjidhim këto probleme. Duke qënë ekip historik, do e zbukuronte, do ishte emocion tepër i veccantë. Kësaj skuare nuk i mungojnë tifozët, por as cilësia te lojtarët.


Jeni një personazh emblemë e këtij klubi, keni një mesazh për drejtuesit, çfarë do i këshilloje?

Do i këshilloja që të jenë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e lojtarëve që kanë në dispozicion. Kujdesi më i madh dhe përkushtimi duhet të jetë tek të rinjtë, për të bërë më të mirën e mundshme. Duhet të insistojnë aty, që të arrijnë rezultatet e duhura.

Një pyetje, një hipotezë që qarkullon këtë periudhë, si do të dukej Shpëtim Duro në stolin e Tiranës, do ishe pro?

Duro ka bërë mirë kudo ka shkuar. Unë kam besim edhe tek trajnerët e ri të shkollës shqiptare. Te 4 finalistët, trajnerët janë produkte të futbollit shqiptar. Unë them se edhe ata kanë cilësi për të bërë mirë me cilëndo skuadër.


Mema, jeni i kënaqur me këtë që prodhoi skema e re?

Edhe unë isha spektik për atë që shikoj dhe për atë që duhet të ndodhi. Këto ndeshje që do të luhen, do e zbukurojnë akoma më tepër. Duhet të jemi të pranishëm në stadium për të dalë më pas në konkluzione.

Engnatia-Vllaznia, çifti më interesant që prodhuan goglat, kë sheh favorit?

Të gjithë i shikoj si favorit. Një ndeshje është kjo, të gjithëve u jap përqindje të barabarta. Këtu nuk ka shtesa, skema është mjaft interesante. Do ta përligi mirë, atë që mendojmë. Nga ana sportive dhe ekonomike, është më e mira për klubet.


Kjo do të jetë hera e 7-të që dy ekipet përballen ndërnjet tyre, pozitiv apo negativ ky fakt?

Nuk shikoj gjë negative këtu, shikoj vetëm pozitivitet. Janë ndeshur 7 herë, por këto janë më të rëndësishmet. Në ndeshje duhet të jesh i kujdesshëm, prandaj unë them se është shumë e bukur.

Partizani-Skënderbeu çifti tjeter, cili kalon në finale?

Janë ndeshje të paparashikuara. Edhe pse Partizani është ekip historik, Skënderbeu ka eksperiencën e duhur dhe ka një trajner të ri, mbi të gjitha ka një President që është dinak për mënyrën sesi do të interpretohet ndeshja.

Nuk është se te Partizani festuan pas shortit, i kanë marrë 7 pikë Partizanit në 4 përballje, plus që luajnë pa presion?

Skënderbeu më pëlqen sepse ka dy lojtarë në vijën sulmuese që janë shumë të shpejtë. Unë shikoj mesfushën solide, kapiteni ka njohur rritje.


Kë sheh në finale Mema, kush del kampion këtë vit?

Unë e thash edhe më përpara që është e paparashikueshme. Është vetëm një ndeshje dhe të gjitha skuadrat kanë mundësi të barabarta. Po ta shikosh fundin te Egnatias, ndeshjet nuk kanë qenë aq dinjitoze, për këtë duhet të kuenë të kujdesshëm sepse mësohen duke humbur dhe mund të humbasin ndeshjet më vendimtare. Shpresoj që njerëzit të vijnë në stadium për të parë ndeshjet.