Barazimi ne shtepi ndaj Beses, i ka kushtuar shume stafit teknik te Flamurtarit. Sipas medias se shkruar, presidenti Idrizi ka shkarkuar të gjithë stafin teknik me në krye trajnerin Dritan Resuli dhe ndihmësit e tij, Lejdi Liçaj dhe Ditmar Bicaj.

Stërvitja e nisur pak minuta më parë është drejtuar nga drejtori sportiv, Alfred Ferko, si dhe ish-sulmuesi Andi Ribaj. Në orët në vijim pritet të merret një vendim për trajnerin që do të drejtojë Flamurtarin në pjesën e mbetur të sezonit.

Ne fakt ecuria e Flamurtarit as kete sezon nuk ka bindur askend dhe ndonese eshte ndertuar nje ekip per ne Superiore, deri tani nuk e ka justifikuar aspak kete gje me rezultatet e arritura.

Si rrjedhoje vlonjatet jane shume larg pretendimeve te tyre duke qene shume prapa Bylisit dhe Elbasanit, dy skuadrave qe kane krijuar shkeputjen dhe ndodhen me prane arritjes se ketij objektivi.