Dinamo tashmë është zyrtarizuar si kampione e Grupit A në Kategorinë e Parë dhe në këtë formë do të jetë pjesë e elitës.

Teksa në këtë sezon dinamovitëve i kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, ajo me Burrelin dhe ajo finale me Egnatian, kryeqytetasit kanë lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale se Diogo Da Silva nuk do të jetë i përfshirë.

Kjo sepse braziliani ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, në ndeshjen kundër Korabit dhe kështu duhet të fokusohet te rikuperimi.

Në njoftimin e tyre Dinamo e falenderon lojtarin për kontributin në fushë, teksa shpesh ai ka qenë vendimtar për të tijtë. /VipSport/