Panathinaikos është një nga skuadrat legjendare jo vetëm të Greqisë, por edhe mbarë Ballkanit. “Jeshilët” siç njihen ndryshe në historinë e tyre jo vetëm që kanë fituar 20 herë kampionatin helen, por kanë edhe një finale të Kupës së Kampioneve të humbur në vitin 1971 kundër Ajaksit në shifrat 2-0. Por në grup moshat e skuadrës legjendare greke ka edhe shumë fëmijë shqiptarësh.

Një që ka disa kohë që spikat në rradhët e Panathinakosit është Leando Froku. I lindur dhe i rritur në Greqi i përket ditëlindjes 03.09.2003, pra ende 18-vjeçar. Por djaloshi është me origjinë nga qyteti i Pukës dhe dalëngadalë po bën emër në futbollin grek. Në moshat e Panathinaikos, ai ka spikatur për forcën fizike dhe grintën. Ku shpesh herë ka qenë edhe kapiteni i ekipit.

Frroku aktivizohet në rolin e mesfushorit para mbrojtjes. Por gjithashtu ai zotëron një pasim shumë të saktë dhe goditjet e forta nga distanca.

Në vendin fqinj vlerësimet janë të larta për pukjanin dhe prandaj edhe Panathinaikos sheh një të ardhme të sigurt tek mesfushori. Për këtë arsye e ka kaluar atë për të luajtur tek ekipi B, ku gjen futbollistë në moshë më të madhe.

Leandro gjithashtu ka qenë edhe pjesë e grumbullimeve tona të kombëtareve të moshave. Ai është aktivizuar si me u-15, u-17 dhe u-19. Ku duket se një e ardhme e ndritur e pret në futboll, lojtarin me origjinë nga qyteti i Pukës.

Endri ÇINARI