Në Kampionatin Europian për U-15 dhe U-17 të zhvilluar në Eilat në Izraelit, peshëngritësi shkodran Samuel Bishanaku u rendit në vendin e 7-të në dy garësh.

Duket një rezultat normal për peshëngritjen shqiptare, por Bishanaku i ri vendosi një rekord europian me 98 kg në stilin e shkëputjes. Po ashtu, ai tentoi 103 kg, një provë për medalje, por nuk e realizoi.

Mundësitë ishin për më shumë, por duhet t’i gëzohemi edhe vendit të 7-të si garë e parë ndërkombëtare. Kujtojmë që Samuel Bishanaku është djali i ish-kampionit Sokol Bishanaku, që është edhe trajneri i tij.