Kombëtarja shqiptare e efutbollit do të ketë një shqetësim më pak për të menduar për sfidën e të dielës kundër Kazakistanit, i cili ka humbur në mënyrë të papritur yllin e skuadrës, që mban edhe shiritin e kapitenit të kjo përfaqësuese.

Baujrzhan Islamkhan, futbollisti të cilin edhe trajneri Edi Reja e ka etiketuaar si rrezikun numër një të skuadrës në fjalë, ka rezuluar pozitiv ndaj substancave të palejuara dhe është pezulluar për momentin nga të gjtiha aktivitetet ndërkombëtare.

Islamkhan, i cili aktivizohet me skuadrën e Al Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka reuzltuar pozitiv në testin antidoping gjatë një ndeshje me klubin e tij në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Menjëherë pasi është mësuar rezultati i testit, ai është pezulluar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare në pritje të apelimit të çështjes ku do të mundohet të kthejë vendimin.

Kësisoj, Islamkhan nuk është grumbulluar me Kazakistanin për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve e nuk do të jetë pjesë e skuadrës për duelin ndaj Shqipërisë.

Kazakistanit do t’i mungojë për dëmtim edhe një element tjetër i rëndësishëm, sulmuesi Bakhtiar Zainutdinov, i cili ka pësuar një traumë në kokë në ndeshjen e fundit që luajti me CSKA të Moskës. /vipsport/