Vushtrria pas humbjes në play-off kundër Flamurtarit edhe vitin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Ligën e Parë të Kosovës.

Në sezonin e ardhshëm priten shumë ndryshime te skuadra e Vushtrrisë, duke filluar nga trajneri dhe disa lojtarë pritet të largohen e disa tjerë do të vijnë në Vushtrri.

Ndërsa për postin e trajnerit, post të cilën e ka lëshuar pas përfundimit të këtij sezoni Isa Sadriu, në garë janë gjithsej tre emra të njohur për futbolldashësit kosovar.

Njëri nga Bekim Shotani, Samuel Nikaj ose Arsim Thaqi do të jetë në krye të Vushtrrisë sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, tashmë drejtori sportiv i klubit të Vushtrrisë, Muhamet Dragusha.

Ai tha se jemi në bisedime me këta tre trajner dhe shumë shpejt më njërin prej tyre do të arrihet marrëveshja.

Shkodrani Samuel Nikaj konsiderohet favorit sepse përshtypja që ai ka lënë një vit më parë në krye të Flamurtarit ka qenë shumë e mirë dhe për këtë arsye, drejtuesit e Vushtrisë mendojnë se me të në pankinë, ekipi mund të ngjitet në Superligë.

Por Nikajn e do edhe një tjetër skuadër kosovare, emri i së cilës për momentin nuk bëhet i ditur.
© shkodrasport.com