Gjeografia e shkodraneve neper bote perhapet edhe me shume dhe tashme ato nuk po i shohim duke luajtur ne skuadra te ndryshme, por kemi filluar te kemi edhe trajnere qe punojne me sukses.

I fundit qe mesohet se ka nisur nje rrugetim te tille eshte Kristian Gjergji. Ish- portieri i shume skuadrave duke filluar nga Ada, Turbina, Mamurrasi, Sukthi, Veleçiku, Burreli e serish ne fund tek Ada, prej disa kohesh ka kaluar ne Hollande.

28 vjeçari eshte detyruar qe per arsye te ndryshme te heqe dore nga futbolli i luajtur, por jo nga futbolli ne teresi. Kjo ngaqe prej disa kohesh, ai ka nisur pune si trajner portieresh.

E ka bere kete gje teksa ka nisur te punoje tek Akademia e OJC Rosmalen teksa i eshte besuar stervitja e trajnereve te saj. Gjergji aktualisht stervit plot 26 portiere te moshave te ndryshme, nga U10 deri tek U19. Stervitja eshte gjithsesi e perqendruar kryesisht tek ekipet U17 dhe U19 te cilet militojne ne Ligat kombetare hollandeze ku niveli eshte shume i larte.

“Po e bej me shume deshire kete pune qe me kane besuar drejtuesit e ketij klubi. Futbolli eshte pasioni im i madh dhe tashme po mundohem te jap kontributin tim edhe si trajner”- ka thene ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” trajneri Kristian Gjergji.
www.shkodrasport.com