HomeKRYESORENjë shkodran shkëlqen te Gjermania U21, dy asiste në ndeshjen përballë Kosovës

Një shkodran shkëlqen te Gjermania U21, dy asiste në ndeshjen përballë Kosovës

Një tjetër adoleshent shqiptar shkëlqen në arenën ndërkombëtare, për fat të keq, duke veshur fanellën e një përfaqësueseje tjetër. 19-vjeçari Brajan Gruda, ka qenë protagonist kryesor dje në suksesin 3-0 të Gjermanisë përballë Kosovës, teksa ka qenë autor i dy asisteve në këtë sfidë.

Gruda, i lindur dhe i rritur në Gjermani, por me origjinë nga Shkodra, ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë edhe në të kaluarën, ka bërë emër në radhët e skuadrave të të rinjve të Mainz.

Ai u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës së djeshme, kur rezultati ishte 0-0 dhe ndihmoi ekipin e tij. të siguronte fitoren përballë “Dardanëve”. Në minutën e 78-te ai dha asistin për golin e 2-0 të Mukoko.

Ndërsa në minutën e 89-të, sulmuesi i cili është pjesë e klubit të Mainz në Gjermani, dha asistin e dytë personal për golin e Klaine Bekel, për të vulosur rezultatin 3-0.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments