Dorëheqja e dhënë nga trajneri Artan Bano pak ditë më parë nga pankina e Lushnjës u shoqërua me shumë diskutime në lidhje me emrin e zëvendësuesit të tij. Në skenë dolën emrat e Agim Canajt e Kristaq Miles por duket se as njëri dhe as tjetri nuk do të marrin përsipër këtë detyrë. Pranë emërimit në këtë detyrë duket se është një trajner shkodran.

Bëhet fjalë për Hysen Dedjen. Kjo bëhet e ditur nga “Vip Sport”. Ajo ka mësuar se ky trajner është shumë pranë akordit me lushnjarët. Nesër ai do të jetë i pranishëm në stadium për të ndjekur nga pranë skuadrën e tij të re ndaj Teutës, ndërkohë që pritet që të marrë drejtimin e ekipit që nga dita e hënë.Për strategun shkodran kjo do të jetë eksperienca e dytë në krye të Lushnjës, pasi e ka drejtuar edhe më parë në vitin 2001. Dedja nuk drejton një skuadër futbolli që nga sezoni 2008-2009 kur ka qenë në krye të skuadrës së Bylisit.Siç dihet, ai ka qenë edhe trajner i Vllaznisë me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë në vitin 1998.
© shkodrasport.com