Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë shqiptar lufton për titullin botëror, e gjithë shqiptaria me sytë nga...

Një shqiptar lufton për titullin botëror, e gjithë shqiptaria me sytë nga Robin Krasniqi

Një shqiptar lufton sot për tu shpallur kampion bote në boks. Robin Krasniqi ka mundësinë të sjellë dy tituj kampion bote në Shqipëri, me 33-vjeçarin, që sfidon gjermanin Dominik Boesel.

Ky i fundit është kampioni i botës në fuqi në federatat WBA dhe NBO.

Ndeshja do të luhet në “Getec Arena” në Magdeburg, teksa në orën 17:00 do të bjerë gongu i parë i sfidës.

Gjithçka është gati, me boksierët, që janë peshuar ditën e djeshme dhe kanë zhvilluar përballjen e fundit sy më sy përpara kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për të dy.

Për Boesel kjo është hera e parë që do të luftojë për të mbajtur dy titujt në fuqi.

Krasniqi në vitet e fundit ka treguar një rritje të madhë në boksimin e tij dhe pritet të jetë një kundërshtar mjaft i denjë për kampionin e botës, të cilit dëshiron t’ia rrëmbejë këtë titull. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments