HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë tjetër emër në skenë për Vllazninë, mesfushori shkodran është një opsion...

Një tjetër emër në skenë për Vllazninë, mesfushori shkodran është një opsion interesant

Merkato duke një temë shumë e nxehtë në mbarë Superioren e futbollit dhe përjashtim nuk bën as Vllaznia. Lëvizjet kanë qenë të shumta në kampin shkodran, duke pasur largime edhe po ashtu afrime të shumta. Në këtë mënyrë duke i dhënë një fytyrë tjetër skuadrës për sezonin e ri që pritet me shumë kureshtje.

Emrat për tu afruar tek Vllaznia kanë qenë të shumtë në ditët e fundit duke nisur nga Gjelbrim e Shqiprim Taipi apo edhe Idriz Batha. Por një emër që po qarkullon në ambientin e futbollit në Shkodër në ditët e fundit është edhe ai i Sebastian Spahiut. Futbollistit me origjinë nga Shkodra, por që është lindur dhe rritur në Belgjikë.

23-vjeçari është prej dy sezonesh pjesë e ekipit të Laçit në Superioren e futbollit tonë, ku ka spikatur shumë për cilësitë e tij teknike.

I aktivizuar në rolin e mesfushorit fantazist, ai shihet si një përforcim ideal për mesfushën e Vllaznisë. Ku shkodranëve prej kohësh iu mungon një lojtar siç thuhet në gjuhën e futbollit “tipik 10-tësh”.

Spahiu e ka mbyllur sezonin e shkuar në rradhët e Laçit me 33 paraqitje në Superiore, ku ka shënuar 2 herë e ka dhënë 7 asiste për shokët e skuadrës. Vlera e tij në tregun e merkatos kap shifrën e 300 mijë eurove dhe ai do ishte një opsion goxha interesant për ekipin e Vllaznisë në sezonin e ri.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments