Përveç Robert Shestanit, Vllaznia e basketbollit të meshkujve është shumë pranë rikthimit të një tjetër shkodrani në rradhët e saj.
Bëhet fjalë për shtatëlartin Herion Faslija. Ai ka qenë i pranishëm në seancat stërvitore të këtyre ditëve dhe presidenti Xhaferi ka bërë të ditur se oferta edhe ndaj tij por edhe shkodranëve të tjerë është prezente.
Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i këtyre afrimeve. Padyshim që Vllaznia ka nevojë për përforcime cilësore dhe Shestani e Faslija mund të jenë dy të tilla.
Ky i fundit në sezonin që sapo u mbyll, ka qenë pjesë e “Goga Basket” deri në muajin shkurt, por më pas mes tij dhe drejtuesve të klubit u ra dakord për ndërprerje të kontratës para kohe.
Gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar vetëm stërvitje individuale dhe prandaj është pak prapa me përgatitjen fizike megjithatë deri në fillimin e kampionatit të ri duhet edhe shumë kohë dhe padyshim që ai do të kapë parametrat e duhur.
Por fillimisht ai dhe presidenti Xhaferi duhet të bien dakord për kushtet e kontratës dhe të hedhin firmën në letër. Të tjerat do të rregullohen më pas.
© shkodrasport.com