Nje tjeter shkodran rikthehet “ne fole”. Mesfushori 20 vjeçar Uheid Hoxha pas nje viti rrugetimi tek Besa e Kavajes, sot ka firmosur per Vllaznine.
Konfirmimin per firmen ne kontrate e ka dhene vete lojtari teksa ka postuar ne profilet e tij ne rrjetet sociale disa foto bashke me drejtorin sportiv Matko Djarmati.
“I lumtur qe rikthehem ne shtepi”- shkruan shkurt Hoxha. Mesfushori organizator pritet te jape kontributin e tij per kuqeblute ne sezonin e ri.
Ende nuk jane bere te qarta detajet e kontrates se firmosur prej tij me Vllaznine dhe kohezgjatja e saj megjtihate e rendesishme eshte qe Uheid Hoxha do te jete pjese e Vllaznise.
Ne fakt vete lojtari nje dite me pare ne nje prononcim per “Shkodra Sport” e kishte pranuar se ishte shume prane firmes me kuqeblute dhe tashme ajo erdhi.