Parate e perfituara nga pjesmarrja ne Europa League nuk do te jene te vetmet qe Skenderbeu i Korçes do te perfitoje se fundmi. Ky klub vazhdon te tregohet lider ne Shqiperi edhe ne merkato teksa mesohet se ai eshte gati duke transferuar nje tjeter futbollist ne Rusi. Behet fjale per nje mbrojtes, pikerisht Bajram Jashanicen.

Ky i fundit kishte paralajmëruar se do largohej në janar nga klubi i Skënderbeut. “Vipsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se cila është skuadra ku ai do luajë dhe mbi të gjitha, sa do përfitojë klubi korçar. Burime nga Rusia kanë bërë të ditur se Jashanica do i bashkohet Odise Roshit, Bekim Balajt dhe Bernard Berishës te Akhmat Grozni. Ai ka arritur akordin për kontratën e re, ashtu si edhe dy klubet mes tyre. Skënderbeu do arkëtojë një shifër prej 330 mijë euro për kartonin. Një tjetër bonus i madh financiar, duke ditur edhe përfitimet që Skënderbeu mori nga pjesëmarrja e tij në Europë.