Nga Andi GJURGJEJ

Gjate merkatos dimerore drejtuesit e skuadres se Vllaznise realizuan 5 goditje ne merkato ku nder to ishin dhe dy lojtaret afrikane, mesfushori togolez Elom Nyavedji dhe sulmuesi nga Guinea Salim Cisse, qe erdhi si zevendesuesi i Ismael Dunges, lojtar i cili u largua ne kampionatin japonez.

Por me fillimin e fraksionit te dyte te sezonit, aktivizimet e tyre me Vllaznine kane qene te pakta dhe ne te shumten e ndeshjeve kane qendruar ne stol edhe pse ato kane qene te gatshem per te ndihmuar ekipin ne fushen e lojes.

Po t’i referohemi statistikave, shohim se Nyavedji ne 4 ndeshje aktivizim me Vllaznine ka luajtur per 64 minuta ndersa Cisse ka provuar te luaje vetem 31 minuta ne 3 ndeshje aktivizim.

Por mund te themi dhe te mendojme se per aq sa kane luajtur deri me tani me Vllaznine, ato kane shfaqur cilesi te mira, le te themi me shume per Nyavedji-n sepse eshte konstatuar se ai ka aftesi te mira ne loje dhe jo me kot drejtuesit e kane afruar ne ekip.

Per Cisse-n mund te permendet rasti qe pati ne Durres ndaj Teutes ku per nje moment mund te kishte shenuar gol, por sidoqofte duket lojtar cilesor dhe qe i nevojitet sulmit shkodran.

Ne kete pikepamje, trajneri Brdaric duhet te shfaq racionalitet dhe t’i jape me shume minuta dhe jo t’i trajtoje si lojtare stoli. Ndeshja e ardhshme ne kampionat po afron dhe ato do mund te kene momentin e tyre, pse jo aktivizim nga minuta e pare…