Tek Vllaznia nuk është vetëm Esmeralda Tuci që vjen si përforcim e po ashtu nuk është vetëm Shqipe Molla që rikthehet. Një tjetër volejbolliste që është bashkuar sërish me ekipin shkodran është edhe Diana Vistaraj.
Vistaraj është larguar nga Vllaznia në fundin e sezonit 2017-2018 dhe në këto dy sezonet e fundit është aktivizuar fillimisht me ekipin Barleti Voley dhe më pas me Mirditën.
Tashmë rikthehet sërish në Shkodër, aty ku pritet të jetë protagoniste dhe skuadra padyshim që do të ketë mundësi të përfitojë nga përvoja e volejbollistes 27 vjeçare.
Bashkë me Tuci, Mollën, Zhivanin, Bardelin, Dodanin e vajzat e tjera të reja, Vistaraj do të mundohet të bëjë që te Vllaznia të mos ndihet largimi i 5 volejbollisteve të tjera.
Trajnerja Nora Deda është e bindur se ekipi do të bëjë paraqitje të mira dhe më përjashtim të dy ekipeve kryesore të cilat kanë edhe sponsorë privatë, me të tjerat do të konkurrojë me dinjitet./SHKODRA-SPORT.COM/