Vllaznia ka pasur një ecuri të shkëlyqer në këtë fazë të parë të kampionatit dhe gjendet në krye të klasifikimit. Një pjesë të madhe të meritës e ka edhe trajneri, Thomas Bërdariç.

Kroato-gjermani ka pasur një impakt të madh në Shkodër, ndërkohë që së fundmi në lidhje me teknikun, për RTSH Sport ka folur personi që e solli te kuqeblutë, Uliks Kotrri. Ky i fundit thekson se për të ishte perfekt për Shqipërinë.

“Bërdariç kam një lidhje shoqërore, lidhja erdhi nga një telefontaë e drejtuesve të Vllaznisë. Aty më lindi ideja pasi ai më përpara kishte qenë te Shkëlndija, është gjysmë kroat dhe për mua ishte perfekt për Shqipërinë duke njohur edhe mentalitetin.

Ecuria është përtej pritshmërive për mua, pasi trajneri në fillimet e veta tha që do mundohem ta çoj sa më lart. Por, kaq lart ishte e pamendueshme. Tani në janar lëvizjet bëhen me pikatore, por mund të kenë fat dhe të dalë ndonjë lojtar që mund ta ndihmojë Vllazninën më tepër”, u shpreh Kotrri. /VipSport/