Tifogrupi “Vllaznit Ultras” është rikthyer prej disa ndeshjesh të jetë prezent në mbështetje të Vllaznisë.

Kishte 3 sezone që grupimi kishte pushuar aktivitetin në futboll, por gjërat kanë ndryshuar në Shkodër. “Vllaznit” kanë njoftuar se do jenë prezent dhe në transfertën e radhës me Teutën në Durrës.

Sfida luhet të dielën në orën 16:45 dhe tifogrupi bën me dije se nisja e tifozëve është në orën 14:00 te teatri. Vllaznia vjen me moralin lart pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Postimi në rrjetet sociale i “Vllaznit Ultras”:

“Të dielën udhëtojmë drejt Durrësit në transfertën e radhës Teuta-Vllaznia. Transporti kushton 500 lekë përfshi dhe biletën. Nisja bëhet në orën 14:00 tek teatri. Mos mungoni. Të gjithë bashkë për Shkodrën. Për Vllazni”.