Manuel Nojer ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Gjermanisë. Kapiteni i “Pancerave” arriti të shpëtonte në dy raste portën e tij. Rajan Babel në pjesën e parë u ndal nga kapiteni gjerman që i mohoi atij një gol të pastër. Pas ndeshjes, Nojer pranoi se kjo fitore u arrit me shumë vuajtje për skuadrën tij.

“Në ndeshjet e fundit ndaj Holandës kemi qenë ne ata që kemi pësuar gol në fund”, tha Nojer. “Tani ishte radha jonë që të buzëqeshnim. Ishte një pjesë e parë e luftuar nga ne dhe ata. I hapëm shumë probleme atyre duke shënuar dy herë në pjesën e parë.

Mund të kishim bërë më shumë nëse do të ishim treguar më të saktë përpara portës”. Nojer pranon që skuadra vendëse ishte më superiore në pjesën e dytë, duke rrezikuar disa herë për të kthyer rezultatin.

“Luajtëm kundër një kundërshtari shumë të fortë në fushën e tyre. Holanda është skuadra e momentit dhe kjo u pa edhe në pjesën e dytë ku ata barazuan. Por ne jemi Gjermania dhe treguam deri në sekondat e fundit se kishim ardhur këtu për të fituar.

Ia dolëm dhe për këtë duhet të jemi krenarë. Kjo fitore na jep shpresë për të ardhmen”, përfundoi kapiteni i gjermanëve dhe i bavarezëve, Manuel Nojer.