Shqipëria nuk ia del të bëjë mrekullinë në Dusseldorf teksa mposhtet nga Spanja me rezultatin minimal 0-1. Goli i Ferran Torres në minutën e 13′ mjaftoi që t’u jepte 3 pikë iberikëve të cilët e mbyllin grupin të parët.

Kuqezinjtë i japin fund kësaj aventure të bukur europiane që do të mbahet mend gjatë. Euro 2024 përfundon këtu për Kombëtaren që ngjyrosi kuqezi çdo stadium, qytet e rrugë ku shkeli.

Strakosha, Bajrami dhe Manaj janë vlerësuar si më të dobëtit e ndeshjes nga titullarët. Në anën tjetër Kristjan Asllani si më i miri. Ai eshte vleresuar me noten 7.5 dhe i dyti pas tij eshte Mario Mitaj qe eshte vleresuar me noten 7.3

Ne kete menyre 20 vjeçari i krahut te majte te mbrojtjes dhuron nje tjeter paraqitje te mire dhe padyshim qe kjo ia ka rritur edhe me shume vleren atij.