Borussia Dortmundi ka avancuar në finale të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm 2-0.Golin e vetëm në takimin e sotëm për verdhezinjtë e shënoi mbrojtësi gjerman Mats Hummels i cili me kokë arriti ta mposhtë me lehtësi Gianluigi Donnarumman.

Borussia Dortmundi ka treguar një disiplinë të madhe si në fazën defanzive ashtu edhe në atë ofanzive prandaj është vlerësuar me notën 7.14 si ekip ndërsa PSG-ja është vlerësuar me 7.21.

Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore ishte Mats Hummels i cili ishte autor i golit të vetëm në këtë ndeshje dhe mori notën 8.5.Me nota të mira u vlerësuan edhe Gregor Kobel (8.1), Nico Schlotterbeck (7.6) dhe Julian Brandt (7.6).

Tek PSG-ja lojtari me notën më të madhe ishte Vitinha me 7.9 ndërsa pas tij më i miri ishte Achraf Hakimi me 7.7.Dështimi i ndeshjes doli të ishte Goncalo Ramos i cili mori notën 6.6 pasi humbi disa raste të mira shënimi.