VLLAZNIA 8 – Skuadra e trajneri Brdariç me fitoren në kryeqytet pështjelloi gjithë llogaritë e titullit, duke i bërë nder edhe vetes, pasi Vllaznina beson për kampion. Shkodranët e kanë gjetur sërish veten në fund të sezonit, që gjithsesi mbetet i shkëlqyer, pasi e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Europë.
SKËNDERBEU 7.5 – Korçarët, nën drejtimin e trajnerit Migen Memelli, e kanë bërë realitet utopinë, pasi me fitoren e fundit ndaj Kukësit e kanë siguruar përfundimisht qëndrimin në Superiore. Por, mrekullia për Skënderbeun nuk quhet e mbaruar, pasi i kanë vënë “syrin”… Kupës.
TEUTA 4 – Në kuadrin e pesë ditëve Teuta e trajnerit Edi Martini kaloi nga ferri në parajsë. Pa dyshim, në ndihmë durrsakëve këtë javë u ka ardhur Vllaznia, e cili mundi Partizani. “Djemtë e detit” arritën që për pak ditë ta gjenin moralinm duke mos u dorëzuar dhe barazimi në Laç mori vlerë titulli.
LAÇI 6 – Pati shumë pikëpyetje dhe aludime për sjelljen e kurbinasve ndaj Teutës, por Laçi u mundua shumë dhe ia bëri “hyzmetin” fitores, pasi me humbjen e Partizanit hynin fuqishëm në garë për kampion. Mundësitë janë për titull, por nga kalkulimet, trajektorja anon më shumë nga skuadra durrsake.
BYLISI 6 – Ballshiotët prej javësh mbeten me një këmbë të rënë në Kategorinë e Parë, situatë e cila mbeti e njëjtë edhe pas duelit me Kastriotin. Bylisi e nisi mirë, duke e gjetur golin shpejt, por si zakonisht në këtë sezon dorëzohet në pjesën e dytë, ku edhe pësoi.
KASTRIOTI 6 – Krutanët pas pesë javësh arritën të marrin një pikë, ku në duelin direkt të mbijetesës me Bylisin barazuan 1- 1 në shtëpi. Tani shpresa mbetet që në ndeshjen e fundit të ruajnë vendin e tetë, që u jep mundësinë që mbijetesën ta luajnë në ndeshje shtesë.
APOLONIA 6 – Fierakët prej javësh po luajnë për qejf, por askush nuk i ka penguar të besuarit e trajnerit Kamarata që të jenë “Fair Play” në fushë dhe të argëtohen me futbollin e tyre. Apolonia barazoi ndaj Tiranës dhe tani në Shkodër të gjithë luten për një dhuratë nga fierakët, që deri diku kanë në dorë edhe fatet e titullit ndaj Teutës. vijojnë turin e respektimit të kampionatit, pasi llogaritë e tyre në
TIRANA 6 – Bardheblutë në Fier luanin vetëm për prestigj dhe për të respektuar kalendarin, pasi sezoni është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme për ish-kampionët. Tirana mori një barazim sa për statistikë, ku mbetja pa Europë e bë të detyrueshëm revolucionin.
PARTIZANI 4 – Të kuqve të kryeqytetit mund të kënaqeshin me dy rezultatet ndaj Vllaznisë, por edhe me gabimin e gjyqtarit Jorgji u mundën. “Vetëvrasje”, por deri diku humbje e merituar, sepse skuadra e Dajës nuk u duk e angazhuar sa duhet për të shkuar te titulli, pasi me duart e tyre e bënë mision të pamundur marrjen e trofeut.
KUKËSI 4 – Verilindorët nuk ia kanë dalë që të ruajnë ecurinë ndaj ekipeve të zonës së poshtme, pasi janë mundur ndaj Skënderbeut. Nëse Kukësi nuk fali ndaj Apolonisë dhe Bylisit, ndaj korçarëve u dorëzua pa kushte. Tani mbetet për të parë se si do të sillet ndaj Kastriotit
Trajneri më i mirë – Vllanzia e ka ndarë mendjen që statusin e surprizës më të bukur të sezonit futbollistik në Shqipëri ta çojë deri në vërshëllimën përfundimtare. Shkodranët me fitoren në kryeqytet i shuan ëndrrat Partizanit dhe bëhen shpresëplotë për kampion. Nisur nga rezultati dhe ndikimi që pati në klasifikim, Tomas Brdariç meriton të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, trajneri më i mirë i javës së 35-të. Këtu fare mirë mund të ishte edhe Migen Memelli i Skënderbeut.
Trajneri më i dobët – Partizani bëri vetëvrasje ndaj Vllaznisë. Nëse pas Teutës u tha se të kuqtë e kanë vetë në dorën fatin e titullit, ndaj shkodranëve u leverdisnin edhe dy rezultatet, por me dorën e tyre shkatërruan gjithçka. Për shkak të dështimit dhe zhgënjimit që prodhoi humbja për “demat”, Ilir Daja i bie të jetë i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i dobët i javës së fundit në Kategorinë Superiore. Tani titulli i Partizanit bëhet skenar çmendurie.