Kërkoi që të jetë lider dhe tani që Ronaldo është larguar e pati mundësinë, por Bale i ka zhgënjyer të gjithë me formën e tij shumë të keqe.

Kjo ka bërë që Real amdrid ta konsiderojë seriozisht shitjetn e tij në këtë merkato që vjen.

Madrilenët po përgatitën që të ofrojnë Bale për shërbimet e Christian Eriksen, shkruan ‘Mirror’.

Eriksen kërkohet qe një kohë të gjatë nga Real Madrid, por skuadra e Tottenham nuk ka qenë e gatshme të pranojë ofertat për largimin e tij.

Emri i Gareth Bale në ofertë do të mund të ndryshonte situatën dhe të bënte të mundur një transferim të danezit në ‘Bernabeu’.