Klebson Freitas de Souza është largimi i parë nga Flamurtari gjatë kësaj merkato janari. Mesfushori brazilian u afrua te skuadra vlonjate gjatë muajit tetor dhe pas 4 muajsh është larguar nga skuadra.

Braziliani shihej si një lojtar më të ardhme, por në pjesën e parë të sezonit nuk ka bindur aspak dhe klubi ka dhënë dritën jeshile për largimin e tij.

Flamurtari po vijon përgatitjet për rinisjen e sezonit në Kategorinë e Dytë dhe Klebson Freitas nuk ka qenë i pranishëm në seancat stërvitore duke nënkuptuar se është larguar përfundimisht nga skuadra vlonjate.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Resuli kryesojnë Grupin B të Kategorisë së Dytë me 29 pikë, 3 më shumë se Labëria e vendit të dytë dhe ngjitja në Kategorinë e Parë është detyrim për vlonjatët./newsport/