Një situatë absurde u regjistrua së fundmi, teksa futbollistit, Mirlind Daku, i është ndaluar hyrja në Moldavi, me ekipin e tij slloven Mura.
Ky takim është i vlefshëm në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës. 23 lojtarë që kanë udhëtuar drejt Moldavisë, por në mesin e tyre kanë munguar 2 lojtarë, Miha Kompan Breznik, dhe Mirlind Daku.
Bëhet me dije Daku nuk ka udhëtuar për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe i njëjti nuk është pajisur me vizë.
Vlen të theksohet fakti se sulmuesi në të kaluarën ka qenë pjesë e Kukësit, teksa tani aktivizohet me Murën në Slloveni.