Ndeshja e rradhës për kampionat e ekipit të volejbollit të të rinjve të Vllaznisë,ka qenë ajo ndaj Shkumbinit.

Ky takim ka qenë i vlefshëm për javën e 11-të, ose të parën e fazës së dytë. Një ndeshje përgjithësisht e lehtë në letër por nuk ka qenë e tillë në fushën e lojës ndonëse ekipi shkodran ka fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Takimi ka patur rivalitet dhe këtë e tregojnë pikët e realizuar në tre setet. Të parin, ekipi shkodran e ka fituar në shifrat 25-23 ndërsa dy të tjerët me të njëjtin rezultat, 25-21.

Vllaznia ka bërë një kampionat me oshilacione deri më tani megjithatë nga java në javë pritet që rezultatet e saj të vijnë duke u rritur.
© shkodrasport.com