Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka folur për polemikat e tij me drejtorin Igli Tare. Për Lotiton gjithçka duhet të ndalë, me ekipin që do flasë në fushë. Asnjë polemikë nuk kërkon kreu i Lazios, që ka në plan të marrë katër lojtarë në merkato.

“Tare? Mjaft me polemika, le të flasë fusha. Punojmë të gjithë për të çuar sa më lart skuadrën.

Merkato? I kam premtuar Sarrit 2 mbrojtës dhe 2 portierë. Pikë. Një mbrojtës erdhi, tjetri do të vijë.

Do ta mbaj premtimin që i kam bërë teknikut, me të cilin kam përpiluar një listë me lojtarë cilësorë për të ndërtuar një skuadër të madhe”, tha Lotito./newsport/