Te gjithe e konsideronin favorit per fitoren e sotme, por nuk ka ndodhur keshtu. Sfida ne mes Laçit dhe malazezeve te Iskras eshte mbyllur ne barazim 0-0. E luajtur ne “Elbasan Arena” kjo ndeshje nuk ka prodhuar fitues duke lene gjithçka hapur per sfiden e kthimit.
Ne fakt, nese malazezet moren nje barazim sot, padyshim qe nje merite te madhe ka edhe trajneri i tyre, Dervish Haxhiosmanoviç. Ish- trajneri i Vllaznise ka vetem pak dite qe eshte ulur ne pankinen e kesaj skuadre, por njohja e tij per futbollin shqiptar duket se dha efektin e vet.
Pjesa e parë ka treguar superioritet të Laçit, me Guindo dhe Akinyemi që gabuan disa herë. Në të dytën kurbinasit shtuan sulmet, por pa mundur të gjejnë rrjetën.
Në të 66 Laçi pretendoi për 11 metërsh pas rrëzimit të sulmuesit Akinyemi në zonë, me kryesorin që nuk mendoi kështu. Tanimë me rezultatin 0-0, do jetë ndeshja e 14 korrikut në Podgoricë mes këtyre skuadrave që do vendosë edhe skuadrën e kualifikuar për në turin e dytë.
LAÇI- ISKRA 0-0
Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roganovic, Malota, Velkoski, Ziko, Ujka, Spahiu, Mazrekaj, Zarubica, Akinyemi, Guindo Trajner: Shpëtim Duro
Iskra (4-3-3): Kordic, Saletic, Mitrovic, Kumburovic, Obradovic, Boljevic, Markovic, Popovic, Kajosevic, Pavicevic, Nikac Trajner: Dervis Haxhiosmanovic