E ardhmja e Robert Levandovskit te Bajerni ka qenë ndër çështjet kryesore të javëve të fundit te klubi bavararez. Për të shuar gjithë zërat e një largimi të mundshëm të polakut nga kampionët e Gjermanisë ka menduar drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamidziç.

I pyetur nga mediat gjermane ish-futbollisti boshnjak është shprehur se largimi i Levandovskit nga klubi nuk do të ndodh për asnjë shumë dhe se Polaku do ta respektojë kontratën që ka me klubin.

“Ai nuk do të shitet as nëse dikush ofron 40 ose 50 milionë.

Largimi i tij nuk është një çështje parash për ne

Levandovski do të qëndrojë te Bajerni, ka një kontratë deri në vitin 2023.”, u shpreh drejtori sportiv i klubit.