Fitoret e Kastriotit edhe ndaj skuadrave më të mira të Abissnet Superiores nuk përbëjnë më lajm. Krutanët mposhtën në “Selman Stërmasi” Tiranën me një supergol të Onanugës në minutën e 16-të, duke marrë një fitore që praktikisht jo vetëm e nxjerr nga gara e mbijetesës, por e afron me zonën europiane, pasi me 40 pikë të grumbullua është shumë pranë Vllaznisë dhe Partizanit.

Një katapultim i tillë në renditje vjen pas një ecurie të pabesueshme prej 6 fitoresh radhazi. Nga ana tjetër, Tirana thjesht mund të ketë shtyrë festën e titullit, pasi në Laç, javën e ardhshme do t’i mjaftoi edhe barazimi për t’u shpallur kampion.

Tirana-Kastrioti  0-1

(Onanuga 16′)

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismailgeci; Toli, Totre, Limaj; Seferi, Xhixha, Devid

Kastrioti (4-3-3-1): Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Onanuga; Zogaj, Hasani, Greca; Ajazi