Tekniku i Bayern Munich, Nagelsmann ka lëshuar disa deklarata të forta ndaj Barcelonës pas shitjes së Robert Lewandowsi te spanjollët.

Në një konferencë për shtyp, Nagelsmann foli i nervozuar:

“Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, porn ë fund blen çdo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë gjë. Është pak e çuditshme, pak e çmendur.”

Këto deklarata janë bërë pak minuta pas zyrtarizimit të sulmuesit polak me Barcelonën dhe Nagelsmann-it nuk i del inati që ata i morën sulmuesin e tyre më të mirë dhe jo vetëm.