Trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi, është shprehur se skuadra e tij do të bëjë më mirë në vijim, pasi të afruarit e fundit do të njiheshin më mirë me shokët e skuadrës.
“Duke ditur që në skuadër janë afruar shumë lojtarë, kemi marrë shumë në prove. Jemi munduar të rregullojmë skuadrën dhe mendoj që kemi bërë diçka të mirë gjatë këtyre muajve. Kanë ardhur disa nga jashtë, mendoj se ndoshta nuk kanë CV të pasur, por kanë treguar vlera, edhe disa të tjerë. Kuptohet që e kishim përgatitur ndeshjen që shpresonim për rezultat pozitiv, duke ditur gjithmonë pikat kryesore që ka Vllaznia. Pësuam gol dhe skuadra gjeti forcën të reagojë, patëm vështirësi në fillim. Por morëm topin në zotërim. Pastaj pësuam golin, i vështirë në mënyrën se si edhi. Na u vështirësuan gjërat më golin ne fillimin e pjesës së dytë.
Jam i kënaqur deri diku me një pjesë të skuadrës, disa të tjerëve do u duhet shumë punë për të qenë gati. Lojtarët do të marrin minuta, por jam i kënaqur me pjesën kryesore. Humbëm raste, por edhe Vllaznia na vuri në vështirësi se dolën para portës disa herë. Më vjen keq si e humbëm këtë ndeshje, skuadra reagoi dhe prodhoi futboll, ekipi herë pas herë goditi portën. Ekipi dha sinjal pozitiv dhe do të ngrihemi nga java në javë.
]e kam thënë që nuk jemi më skuadra që kërkojmë titullin kampion si gjithmonë. Jemi të kujdesshëm, dëshira ka qenë të marrim lojtarë në Superiore që kanë bërë mirë në skuadra të tjera, por nuk i kemi marrë dot për shumë arsye. Nuk duhet ta kemi për justifikim se një skuadër e kemi ndërtuar me shumë sakrifica. Për kreun do ta kemi të vështirë për t’u afruar, por t’i shohim gjërat hap pas hapi. Nuk jemi ajo skuadër për trofe, nuk jemi ende gati, do synojmë nëpërmjet Kupës. Në kampionat dua që në fillim të qëndrojmë mes më të mirëve, pastaj të shohim si shkojnë gjërat.
Nuk i kemi pasur të gjithë dy muaj, janë afruar herë pas here lojtarët, jo të gjithë nga fillimi ndaj ka qenë pak e vështirë për mua si trajner. Por duke u afruar, kanë marrë përgatitjen fizike deri diku, jo plotësisht, por edhe nga ana taktike që punojmë çdo ditë, për një stil loje që kërkojmë.
Nga ana financiare drejtuesit kanë dalë garant që do të jenë korrekt, ndaj jemi të qetë. Nuk është se di sa janë kontratat e lojtarëve, por lojtarët e shtrenjtë në treg për momentin nuk kemi pasur mundësi t’i marrim”, tha Hallaçi për “MCN” pas sfidës.