Kastrioti dhe Laçi nuk kanë mundur që të shfrytëzojnë dhe të konkretizojnë rastet mes tyre në ndeshje e sotme dhe në këtë formë takimi është mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0.

Krutanët marrin një pikë të vlefshme për renditjen teksa mbeten në vendin e shtatë duke ruajtur edhe diferencën me + pikë nga Bylisi.

Sakaq, më shumë pendesë duhet të ndihet te Laçi, me kurbinasit që nuk arrijnë të afrohen shumë me kreun dhe në rast se ekipet para tyre fitojnë, atëherë do të bëhej më e vështirë që të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro të bënin mrekullinë në këtë sezon duke sjellë titullin e shumëdëshiruar. /VipSport.al/

Kastrioti-Laçi 0-0

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Hidi, Çela, Neziri, Shkalla, Prodani, Deliaj, Okebugu, Moraesh, Rezi, Mehmeti, Bardhi
Trajner: Ramadan Ndreu

Laçi: Sherri, Malota, Turkaj, Ignjatoviç, Marku, Musta, Deliu, Lushkja, Shehu, Xhixha, Harmon
Trajner: Shpëtim Duro