Ndodhet qe prej muajit janar ne Suedine e larget dhe vetem sot eshte zyrtarizuar tek ekipi i tij i ri. E kemi fjalen per futbollistin shkodran Arlind Kalaja.

Pak minuta me pare permes rrjeteve sociale ai ka njoftuar se ka firmosur me ekipin Ljungskile Sk qe merr pjese ne Divizionin 1 te futbollit te ketij vendi.

Ish- sulmuesi i Vllaznise ka bere te ditur se ka firmosur nje kontrate dyvjeçare me kete ekip. Padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive dhe ai tashme do te mundohet te tregoje vlerat e tij edhe ne kete vend.

25 vjeçari shkodran ka provuar qe perpos Vllaznise te luaje edhe me ekipet e Kukesit, Kastriotit dhe Teutes, per t’u rikthyer serish tek Vllaznia me te cilen luajti deri ne dhjetorin e vitit te kaluar duke fituar edhe Kupen e Shqiperise po gjate vitit 2021.

Ndersa tani me Ljungskile Sk do te mundohet qe te jape me te miren e tij dhe ta ndihmoje kete skuader te arrije objektivat e saj./SHKODRA-SPORT.COM/