Teksa jemi në pritje të derbit italian mes Juventusit dhe Interit, i cili do të luhet në fundjave në stadiumin “Allianz Juventus Stadium”, diçka interesante ka ndodhur përpara kësaj ndeshje.

Paulo Dybala do të luajë edhe derbin e fundit si bardhezi mes Juves dhe Interit, por mbase mund të mos jetë derbi italian i fundit sepse sulmuesi argjentinas sezonin e ardhshëm mund ta luajë përsëri këtë ndeshje por me fanellën zikaltër.

Kjo sipas mediave italiane të cilat raportojnë se agjenti i sulmuesit Jorge Antun ka takuar pjesëtarë të klubit zikatër. Dybala te Interi nuk është më një sugjerim, por një projekt konkret, Sepse Beppe Marotta dhe Piero Ausilio takuan Jorge Antun agjentin e Joya-s, për të shprehur interesimin e Nerazzurrëve për lojtarin.

Interi ishte i interesuar të kuptonte se çfarë page do të dëshironte Dybala, pasi për shkak të 8 milionëve eurove plus bonuse nuk u dakortësuan me Juventusin.

Tashmë zikaltërtit mund të punojnë të qetë, pasi Dybala nuk po nxiton të gjeje një skuadër dhe sigurisht kjo kohë do t’i shërbente Interit të bënte ofertën e duhur për sulmuesin argjentinas, për t’ia vënë më pas në dispozicion trajnerit Simone Inzaghi.