Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka më dyshime, zbulohet klubi ku do të transferohet Hoxhallari

Nuk ka më dyshime, zbulohet klubi ku do të transferohet Hoxhallari

Erjon Hoxhallari me shumë gjasa do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Tirana në përfundim të sezonit. Mbrojtësi dhe kapiteni i bardhebluve paralajmëroi diçka të tillë edhe në përfundim të ndeshjes me Partizanin, ku Tirana u shpall zyrtarisht kampione, ndërsa SuperSport ka mësuar të tjera detaje.

Kështu burimet konfirmojnë se mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin rumun të UTA Arad, ku aktualisht luan një tjetër ish-futbollist i bardhebluve dhe shok me Hoxhallarin, Idriz Batha.

Kapiteni rinovoi kontratën pak ditë më parë me Tiranën, por në të ka një klauzolë që e lë të lirë, nëse I vjen një ofertë nga jashtë vendit dhe pritet të largohet nga bardheblutë me parametra zero.

Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Hoxhallarin, që ka një jetë te Tirana, pasi është rritur në ekipet e moshave bardheblu dhe tashmë në moshën 26-vjeçare, do të ketë mundësinë të provojë veten në një tjetër kampionat.

UTA Arad militon në ligën elitare rumune dhe ka siguruar mbijetesën edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa Batha ia doli të luajë plot 34 ndeshje në sezonin e tij të parë atje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments