Vllaznia U16 per femra vazhdon serine e fitoreve ne kampionat duke marre te rradhes paraditen e sotme ndaj Kinostudios dhe ne kete menyre ecen e sigurte drejt arritjes se objektivit, fitimit te titullit kampion.

Ndeshja ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur paraditen e sotme ne Kamez dhe eshte fituar nga vajzat shkodrane me rezultatin 5-2. Ata kane shenuar golin e pare me ane te futbollistes Herta Hasaj, por Kadiolli ka barazuar per Kinostudion.

Megjithate barazimi ka zgjatur vetem pak sepse nje minute para fundit te pjeses se pare ka qene edhe sulmuesja Klaudia Borci qe ka dyfishuar shifrat per Vllaznia U16.

Me rezulatin 2-1 eshte mbyllur pjesa e pare. Ne fillimin e se dytes ka qene serish Borci qe ka shenuar golin e trete per shkodranet dhe te dytin personal, nderkohe qe Doce ka shenuar per Kinostudion duke u munduar te mbaje ndeshjen e hapur, por vetem per pak.

Kjo sepse Vllaznia do te shenonte edhe dy gola te tjere, fillimisht me Egla Hoxhen dhe me pas me Arlinda Kodren. Perfundimisht 5-2 per Vllaznia U16 e cila me kete fitore ngjitet ne kuoten e 19 pikeve pas javes se shtate te kampionatit.

Ajo mban vendin e pare ne renditje, nderkohe qe ndiqet nga Tirana e cila eshte e dyte ne kuoten e 12 pikeve, por me nje ndeshje me pak dhe ne te tretin Kinostudio me 9 pike. Vllaznia U16 ne kete menyre ecen e sigurte per mbrojtjen e vendit te pare deri ne fund, e per t’u bere me pas gati per finalen e kampionati, ku do te ndeshet me ekipin fitues te grupit B qe me shume mundesi do te jete Apolonia./SHKODRA-SPORT.COM/


KINOSTUDIO U16- VLLAZNIA U16 2-5

Golat: Kadiolli ’37, Doce ’55/ Hasaj ’18, Borci 44′ ’54, Hoxha ’60, Kodra ’73

VLLAZNIA U16: Synaj, Shkambi, Lorja, Ara, Hasaj, Cungu, Shporaj, Ndoci, Guri, Mataj, Borci. Trajnere Luçije Gjini. U aktivizuan edhe Hoxha, Kodra, Necaj.