HomeKRYESORENuk ka revolucion te Gjermania, Federata konfirmon trajnerin Joakim Lëv në stol

Nuk ka revolucion te Gjermania, Federata konfirmon trajnerin Joakim Lëv në stol

Nuk ka revolucion te Gjermania pas zhgënjimit të madh në Botërorin e Rusisë, ku skuadra kampione në fuqi nuk mundi as të kalonte grupin.

Pas disa ditësh reflektim, Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të vazhdojë me Joakim Lëv në stol.

Trajneri fitues i Botërorit të 2014-ës, para se të shkonte në Rusi, kishte rinovuar deri në vitin 2022, ndaj dhe tani mund të vazhdojë punën e tij i qetë.

Njolla e Rusisë duhet fshirë sa më parë dhe tani objektivi i Gjermanisë është të përgatitet sa më mirë për kampionatin europian dhe më pas për Botërorin e Katarit. / Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments