Milani e donte për të mundur të ndërtojë një mesfushë akoma më të fortë, por duket se Napoli ka ofruar kushtet e duhura dhe ka mundur t’ia marrë nga dora kuqezinjve Timue Bakajokon. Mesfushori u rikthye të Çelsi këtë merkato pas huazimit te Monako dhe disa ekipe nisën ofertat e tyre drejt klubin nga Londra.

Napoli e ka bindur mesfushorin dhe klubin anglez dhe marrëveshja është arritur totalisht. Së fundmi ai është filmuar duke hyrë në qendrën mjekësore të Napolit për të kryer vizitat paraprake.

Konfirmimi i transferimit të tij pritet të ndodhë shpejt, teksa merkatoja mbyllet pas më pak se 48 orëve.

Bakajoko vjen në “San Paolo” për të zëvendësuar të larguarin Alan, i cili iu bashkua Ançelotit te Everton. Edhe Zielinski pritej të largohej, por është infektuar me koronavirus dhe e ka të pamundur të dalë nga izolimi. /vipsport/